Borussia Dortmund thuhet se ka ulur çmimin e tyre të kërkuar për Jadon Sancho në rreth 78 milionë funte apo 90 milionë euro, me yllin anglez që lejohet nga klubi gjerman të eksplorojë opsionet e tij “në kushte të caktuara”.
21-vjeçari, i cili ka parë shumë prej klubeve të interesuara të ftohin interesin e tyre, po konsideron hapin tjetër në karrierën e tij.
Sancho thuhet se nuk do të donte që një sagë transferimi të zgjaste gjatë gjithë verës dhe të dështonte siç ndodhi vitin e kaluar.
Në të vërtetë, Sancho nuk po krijon të njëjtin nivel interesi si shoku i tij i skuadrës Erling Haaland dhe megjithëse klubi gjerman po shpreson të mbajë të dy lojtarët, një dështim për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve mund ta detyrojë largimin.
Dortmund më parë ka qenë i vendosur se Sancho nuk do të shitet, megjithëse drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc, zbuloi kohët e fundit se ishte vendosur një ‘marrëveshje zotërinjsh’ për të lejuar anësorin të largohet nëse plotësoheshin disa kushte.
“Ne tashmë kemi pasur një marrëveshje zotërinjsh me Sanchon vitin e kaluar që ai mund të largohet në kushte të caktuara”, ka thënë drejtori sportiv Zorc.
Në të vërtetë, mediumi Goal.com ka mësuar se këto kushte do të lejonin Sanchon të lëvizte për rreth 78 milionë funte apo 90 milionë euro.
Kjo është një rënie e konsiderueshme nga 108 milionë funte apo 120 milionë euro që Dortmund po kërkonte fillimisht. /Telegrafi/