Pierre Emerick Aubameyang duket se i ka ditët e numëruara tek Borussia Dortmundi.
Klubi gjerman e ka suspenduar sulmuesin e tyre dhe po pret ofertën e duhur për ta lënë të lirë.
Gjasat më të mëdha janë që sulmuesi nga Gaboni t’i bashkohet Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Tanimë duket se verdhezinjtë e kanë gjetur edhe zëvendësuesin e gabonezit.
Fjala është për sulmuesin belg, Michy Batshuayi i cili nuk është në planet e Antonio Contes.
Batshuayi iu bashkua Chelseat dy vite më parë nga Olympique Marseille por pa arritur të zë një vend në formacionin bazë.
Dortmund është e gatshme të paguajë rreth 25 milionë euro për transferimin e Batshuayit në Bundesliga.
Belgu 24-vjeçar ka shënuar 10 gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat këtë edicion për Chelsean.
Gjithsesi në garë për Batshuayin mbetet edhe ish-skuadra e tij Olympique Marseille. /Telegrafi/