Telegrafi

Dortmundi i vendos çmimin Aubameyangut

Aubameyang është një ndër sulmuesit më të preferuar nga klubet e mëdha evropiane dhe Dortmund kërkon të përfitojë nga ai. 

Sipas të përditshmes gjermane Bild, klubi verdhezi tanimë ka vendosur edhe një shifër konkrete për shitjen e tij.

Transferimi mund të kryhet vetëm për një shifër jo më të vogël se 80 milionë euro.

Në verë Dortmund refuzoi ofertën nga Manchester City për 65 milionë euro. Nga ky refuzim mund të përfitojë ndërkohë Real Madrid, që është edhe një nga preferencat e sulmuesit.

Aubameyang dëshiron që në të ardhmen të jetë pjesë e madrilenëve dhe këtë gjë ai e ka shprehur vazhdimisht.

Por për momentin në klubin kampion të Evropës është në fuqi embargo e vendosur nga FIFA për transferimin e futbollistëve.