Telegrafi

Dortmundi i thotë Chelseat: Sancho kushton 120 milionë euro

Chelsea po e kërkon me ngulm transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.

Skuadra londineze e kërkon rikthimin e anglezit në Ligën Premier, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Manchedster Cityt.

Daily Mail raporton se skuadra gjermane u ka bërë me dije bluve se për ta transferuar Sanchon, duhet të paguajnë 120 milionë euro.

Jadon Sancho

Skuadra londineze ka të drejtë të transferojë lojtarë në afatin kalimtar të janarit, pasi FIFA  në fillim të këtij viti i dënoi për dy afate.

Lexo po ashtu Chelsea dërgon ofertën e parë në drejtim të Dortmundit për Sanchon

Chelsea nuk arriti të bënte asnjë transferim në këtë verë, por që në këtë afat që po vije do të mund të kompletojë disa.

The Blues janë duke tentuar ta transferojë edhe Wilfried Zahan nga Crzstal Palace e Timo Wernerin nga Raseball Sport Leipzig. /Telegrafi/