Telegrafi

Dortmundi siguron përfundimisht Karim Adeyemin

Borussia Dortmund më në fund ka arritur marrëveshjen përfundimtare me RB Salzburg sa i përket çmimit të Karim Adeyemit.

Sulmuesi i talentuar gjerman prej kohësh kishte pranuar kalimin te Dortmund madje kishte arritur edhe marrëveshje personale me skuadrën e madhe gjermane.

Por dy klubet pas shumë bisedimeve më në fund kanë gjetur marrëveshjen finale për transferimin e talentit gjerman në Signal Iduna Park.

Në fakt Adeyemi do të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të Borussia Dortmund, pasi verdhezinjtë do të paguajnë 38 milionë euro për të, plus tre milionë euro të tjera në formë bonusesh.

20-vjeçari ka shkëlqyer në Austri ku në 38 ndeshje ka shënuar 20 gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Reprezentuesi gjerman në Dortmund pritet ta zëvendësojë Erling Haaland, i cili pritet të largohet në verë nga verdhezinjtë. /Telegrafi/