Telegrafi

Dortmundi rivalizon skuadrat tjera për Benatian

Medhi Benatia pritet të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mbrojtësi maroken ishte pjesëmarrës me Kombëtaren e tij në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Por Maroku nuk arriti të kalonte nga Grupi B duke mbetur e fundit në grup.

Gjithsesi për Benatian pritet të jetë një verë aktive pasi është dëshirë e disa skuadrave evropiane.

Benatia (Getty Images)

Së fundmi garës iu është bashkuar edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Për 31-vjeçarin verdhezinjtë janë gati të ofrojnë rreth 15 milionë euro.

Dortmund e sheh Benatian si zëvendësues adekuat të grekut Sokratis që pritet të largohet.

Në garë për marokenin janë edhe Olympique Marseille, Arsenal dhe Monaco. /Telegrafi/