Nico Schulz ka bërë për vete tifozët e futbollit gjerman pas një paraqitje fantastike ndaj Holandës.
Mbrojtësi i majtë shënoi golin e fitores për Gjermaninë në triumfin 3-2 në stadiumin Johan Cruyff Arena në Amsterdam.
26-vjeçari po kalon nëpër një formë të mrekullueshme edhe me skuadrën e tij Hoffenheim.
Reprezentuesi gjerman ka shënuar dy gola me fanellën bardhekaltër dhe ka bërë shtatë asistime në 31 takime këtë edicion.
Manchester United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë tri skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për Schulz.
Por lajmet e fundit nga Gjermania bëjnë me dije se fuqishëm në garë për lojtarin është futur edhe Borussia Dortmund.
Lideri aktual i Bundesligës synon të nënshkruajë me Schulz për një shumë prej 20 milionë euro. /Telegrafi/