Pierre Emerick-Aubameyang ka kërkuar që në ndeshjen e fundit të mos luajë për Borussia Dortmundin.
Kjo e fundit ka refuzuar edhe një ofertë tjetër të Arsenalit për lirimin e sulmuesit të Gabonit.
Televizioni publik britanik, BBC raporton se milionerët gjerman kanë refuzuar 50 milionë euro të Gunners.
Në fakt, gjiganti gjerman kërkon hiq më pak e as më shumë se shtatë milionë sosh për lojtarin.
Arsenal tashmë ka transferuar mesfushorin me tipare sulmuese të Armenisë, Henrikh Mkhitaryan.
Armeni është shkëmbyer kokë për kokë me sulmuesin kilian Alexis Sanchez, i cili shkoi në drejtim të Manchester Unitedit.
Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka pasur 143 në ligën elitare gjermane, ku ka shënuar 98 gola. /Telegrafi/