Site icon Telegrafi

Dortmundi ‘peshkon’ përsëri në Angli, 16-vjeçarit të Chelseat i premtohet trajtimi i njëjtë si Jadon Sanchos

Borussia Dortmund befasoi të gjithë kur në vitin 2017 arriti transferimin e Jadon Sanchos nga Manchester City.

Në atë kohë anglezi sapo kishte mbushur 17 vite dhe Dortmund pranoi të paguante rreth tetë milionë euro për të.

Dortmund e trajtoi në mënyrë të veçantë talentin anglez pasi ishin në dijeni për potencialin dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa tani tri vite më vonë Sancho kushton 130 milionë euro.

Verdhezinjtë kanë kthyer përsëri sytë në Angli dhe tani duan që ta rrëmbejnë një tjetër talent, por kësaj radhe nga Chelsea.

BVB ka në listë transferimin e mesfushorit qendror Charlie Webster, i cili është lojtari më i mirë tek moshat e Chelseat.

Anglezi i talentuar shihet si Frank Lampardi i ri, ndërsa Dortmund po mundohet ta bind atë për tu transferuar në Bundesliga.

Gjiganti gjerman i ka premtuar 16-vjeçarit se do ta trajtojë në mënyrën e njëjtë si Jadon Sanchon për ta bërë një yll të madh të futbollit.

Webster mund t’i ndjek hapat e Sanchos për tu transferuar te Dortmundi, pasi e sheh më lehtë kalimin në ekipin e parë gjerman se sa te Chelsea ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe.

Chelsea mund ta lejoj largimin e lojtarit vetëm nëse vendoset një klauzolë të pasur të drejtë ta riblejë lojtarin në tri vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version