Telegrafi

Dortmundi pajtohet për shitjen e Moukoukos, i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e tij

Borussia Dortmund po mendon për shitjen e sulmuesit të ri Youssoufa Moukouko.

Talenti i madh gjerman ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane, ku favoritët janë Real Madrid dhe Barcelona.

Megjithatë duke marrë parasysh konkurrencën e madh në repartin ofensivë të verdhezinjve, drejtuesit e klubit po mendojnë shitjen e tij.

Lexo po ashtu Pesë gjigantët evropianë e duan Moukokon qysh në janar

Sipas asaj që ka raportuar Bild, Niclas Füllkrug dhe Sebastien Haller preferohen para Moukokos dhe talenti i ri gjerman pritet të nxjerret në shitje.

Gjithnjë sipas gazetës gjermane, Dortmund tanimë i ka vendosur çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë yllin e tyre kërkojnë 40 milionë euro.

Përveç dy gjigantëve spanjoll Real Madridit dhe Barcelonës, në garë për sulmuesin e talentuar janë edhe Chelsea dhe Liverpool.

18-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar gashtë ndeshje në të gjitha garat kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë teksa ka realizuar vetëm një gol në 66 minuta në total sa ka luatur për Dortmundin. /Telegrafi/