Sulmuesi brazilian Malcom u transferua verën e vitit të kaluar me shumë bujë te Barcelona.
Lojtari ishte afër kalimit te Roma, por në fund katalunasit ofruan më shumë duke i’a marrë nga duart lojtarin Giallorosëve.
Por aventura e Malcom te Barcelona ka qenë zhgënjyese, pasi lojtari nuk i ka arritur pritshmëritë.
Kësisoj Barcelona po kërkon një blerës për të dhe duke se Borussia Dortmund do të jetë skuadra e re e brazilianit.
Nën kampioni i Gjermanisë ka ofruar 42 milionë euro për transferimin e brazilianit në Signal Iduna Park.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do ta pranojë këtë ofertë, pasi shanset që Malcom të luaj edicionin e ardhshëm janë minimale pas transferimit të Griezmann.
Gjithsesi në garë për 22-vjeçarin mbeten edhe dy skuadrat angleze Arsenal dhe Everton. /Telegrafi/