Borussia Dortmund nuk është duke nxituar për ta shituar yllin e saj Jadon Sancho.
Sulmuesi anësor ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me golat e asistimet e shumta me fanellën verdhezi.
Manchester United dhe Chelsea janë dy skuadrat më të interesuara për lojtarin, por Dortmund i rezistoi ofertave të tyre në janar.
90min ka raportuar se verdhezinjtë nuk e kanë ndërmend ta shesin yllin e tyre para Kampionatit evropian.
Dortmund shpreson në një shkëlqim të yllit të saj në Euro 2020 me Kombëtaren e Anglisë dhe ta rrisë edhe më shumë çmimin e tij.
Aktualisht Sancho vlerësohet rreth 150 milionë euro, por verdhezinjtë synojnë që ta ngritin çmimin e tij deri në 180 milionë.
Gjithsesi përveç Chelseat dhe Man Utd, Sancho po monitorohet edhe nga ish-skuadra e tij Manchester City si dhe dy gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona. /Telegrafi/