Telegrafi

Dortmundi konfirmon, Mor afër Interit

Dortmundi ka bërë të ditur se Emre Mor është në negociata finale për të ardhmen e tij.

Nerazzurët besohet se janë afër marrëveshjes për reprezentuesin turk.

Dortmundi do ta bëj foton zyrtare të ekipit, por është konfirmuar që Mor nuk do të jetë prezent për shkak të bisedimeve për të ardhmen e tij.

Kështu, duket se Interi është afër transferimit të lojtarit dhe marrëveshja mund të kompletohet para fundjavës. /Telegrafi/