Site icon Telegrafi

Dortmundi konfirmon largimin e Gotzes si lojtar i lirë, gjigantët italian në garë për gjermanin

Borussia Dortmund konfirmon se Mario Gotze do të largohet këtë verë si një lojtar i lirë, ndërsa Milan, Lazio dhe Roma janë në mesin e klubeve të interesuara.

Reprezentuesi gjerman mbush 28 vjet muajin tjetër dhe kontrata e tij gjithashtu do të skadojë në fund të këtij sezoni.

Rinovimi apo qëndrimi te klubi gjerman nuk do të ndodh, pasi Gotze pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Gotze i ofrohet Milanit dhe Romës

“Mario do të largohet këtë verë”, ka thënë fillimisht drejtori i përgjithshëm i Dortmundit, Michael Zorc në Sky Sports Deutschland.

“Është një vendim që të dy palët kanë marrë pas diskutimit të situatës. Mario me të vërtetë është një djalë i mirë”, përfundoi drejtori i Dortmundit.

Milani është favoritë për të transferuar Gotzen, por gjithashtu besohet se ka interes në Serie A edhe nga dy klubet kryeqytetase, Lazio dhe Roma.

Karriera e tij ka qenë e mbushur nga dëmtimet dhe ai shënoi vetëm tre gola në 14 paraqitjet në Bundesliga këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version