Site icon Telegrafi

Dortmundi konfirmon bisedimet me Unitedin për Jadon Sanchon

Borussia Dortmundi ka konfirmuar se kishte bisedime me Manchester Unitedin në këtë verë për Jadon Sanchon.

Djajtë e Kuq tentuan ta transferonin talentin anglez në këtë verë, madje ishin të gatshëm që të ofronin mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, skuadra gjermane i bëri të qartë Unitedit se 19-vjeçari nuk do të largohet nga klubi në këtë verë për asnjë çmim.

Në anën tjetër, Sancho nuk ishte i gatshëm që të largohet nga jeta në Gjermani që ka krijuar për atë në Old Trafford.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Micahel Zorc, ka thënë se ata kishin bisedime me skuadrën angleze, mirëpo që ato përfunduan pa ndonjë gjë.

Lexo po ashtu Jadon Sancho do të jetë shënjestra kryesore e Unitedit në janar

“Një interesim i madh erdhi nga Manchester United. Që të dyja klubet diskutuam për Sanchon, mirëpo pa arritur një marrëveshje, pasi nuk duam ta shesim lojtarin dhe lojtari nuk dëshiron të largohet nga ne”, ka thënë drejtori i i skuadrës gjermane.

Sancho në verë e vitit 2020 pritet të largohet nga Dortmundi, e që destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Liga Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version