Telegrafi

Dortmundi favorit për të nënshkruar me Piatek

Krzysztof Piatek. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi polak ka hasur në vështirësi për të gjetur formën më të mire këtë sezon dhe Milani ka humbur durimin tek ai.

Rossonerët janë gati të dëgjojnë për ofertat e lojtarit pasi tanimë thuhet se kanë arritur marrëveshje me Zlatan Ibrahimovicin.

E skuadra favorite për të nënshkruar me polakun është gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Krzysztof Piatek. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mediat italiane kanë shkruar se Dortmundi tanimë ka filluar bisedimet me Milanin për afrimin e lojtarit.

Madje klubi gjerman është gati të ofrojë 38 milionë euro, shumë e kërkuar nga Rossonerët për Piatekun.

Dortmund po ka probleme në fazën ofensive pas lëndimeve të shumta të lojtarëve dhe e shohin Piatekun si sulmuesin ideal për t’i nxjerrë nga kriza.

Gjithsesi për lojtarin mbetën në garë edhe skuadra si Sampdoria, Monaco, Atletico Madrid dhe Everton. /Telegrafi/