Telegrafi

Dortmundi, destinacioni më i mundshëm për Ziyechin

Hakim Ziyech pritet të largohet nga Chelsea qysh në afatin kalimtar të janarit.

Anësori maroken nuk po luan rregullisht nën urdhrat e Thomas Tuchel dhe largimi i tij është tejet i mundur.

Ziyech natyrisht se nuk është i lumtur me situatën dhe kërkon një aventurë të re, me Borussia Dortmundin që është i interesuar në shërbimet e tij.

Skuadra gjermane raportohet nga Sun Sport se ka filluar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit dhe marrëveshja mund të arrihet qysh në muajin dhjetor.

Ziyech po ashtu po kërkohet edhe nga Barcelona, por që Dortmundi mund t’i prijë garës për transferimin e tij.

Marokeni e di se te skuadra nga Bundesliga do të kishte më shumë gjasa që të tregonte vetën dhe do e pranonte një largim në janar. /Telegrafi/