Telegrafi

Dortmund, Schalke e Valencia interesohen për Taulant Xhakën

Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Valencia kanë shprehur interesim për Taulant Xhakën.

Kështu kanë bërë të ditur burimet për kohënditore ndërsa mundësitë që reprezentuesi shqiptar të transferohet në ndonjë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit janë të vogla.

“Borussia Dortmund, Schalke dhe Valencia i kanë shprehur Baselit interesimin për Taulant Xhakën. Por, Baseli për ta liruar Taulantin ka kërkuar 15 milionë euro “, ka thënë një i afërt i futbollistit.

Xhaka 25-vjeçar para gjashtë muajsh vazhdoi kontratën deri në verën e vitit 2021 me skuadrën zvicerane.