Edhe pse flitej për një rikthim të tij te Borussia Dortmund në verë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City në verë, por ai nuk do të rikthehet tek ish-skuadra e tij Borussia Dortmund.
Sky Sport ka raportuar se verdhezinjtë nuk duan të tentojnë afrimin e mesfushorit dhe kanë dy arsyeje për këtë.
Paga e lartë e futbollistit mbetet arsyeja kryesore, derisa e dyta është se Dortmund kërkon një peofil tjetër të mesfushorit.
Manchester City e ka nxjerr në shitje gjermanin i cili ka oferta të tjera, përkundër se prioriteti i tij ishte rikthimi në Bundesliga.
Arsenal dhe Barcelona janë dy skuadrat që po monitorojnë situatën e gjermanit, por në garë mbeten edhe Juventus e Milan.
City është gati ta lejoj largimin e lojtarit në verë, por po pret një ofertë rreth 30 milionë euro.
Reprezentuesi gjerman këtë edicion zhvilloi 42 ndeshje zyrtare ku bëri tetë gola e asistoi në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/