Skuadra e madhe gjermane, Borussia Dortmund është duke kërkuar të përforcohet edhe më shumë në fazën ofensive.
Emri më i ri në listën e Borussia Dortmundit është kosovari Bersant Celina i cili ka shkëlqyer pas huazimit në Twente.
Sipas asaj që ka raportuar ‘The Sun’, skuadra gjermane është duke monituruar gjendjen e Bersantit deri në fund të edicionit në Eredivisie.
Celina është huazuar në Twente nga Manchester City, mirëpo verdhezinjtë, kërkojnë blerjen e tij në vitin e ardhshëm.
20-vjeçari ka shënuar tre gola deri më tani me Twenten në elitën e futbollit holandez.
Mbetet të shihet nëse ky transferim do të ndodh, pasi që për kosovarin interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra angleze. /Telegrafi/