Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është në qendër të vëmendjes së transferimeve të klubeve gjermane.
Gjersa shënoi dy herë në fitoren ndaj Nottingham Forestit në kuadër të FA Cup, e ardhmja e spanjoll edhe këtë muaj mbetet e turbullt.
Marca shkruan sot se Borussia Dortmund dhe Bayern Munich i kanë bërë oferta konkrete londinezëve për spanjollin. Bayern janë gjithashtu në bisedime për shokun e Moratas, Callum Hudson-Odoi.
AC Milan dhe Sevilla gjithashtu kanë zgjuar interesimin e tyre për ish-lojtarin e Real Madridit.
Shefi i Chelseat, Maurizio Sarri do të ndalojë largimin e futbollistit nëse mund të gjendet një zëvendësim.
Gonzalo Higuain shihet si lojtari pasardhës në fazën e sulmit të klubit të presidentit Roman Abramovich.
Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 47 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar 16 gola. /Telegrafi/