Telegrafi

Doris Pack, LDK-së: Rezistoni lojës egoiste të Grenellit dhe Trumpit, kujdesuni për Kosovën

Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Pack përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.

Pack ka porositur LDK-në që të kujdeset për Kosovën, duke potencuar se Rugova do të kishte vepruar ndryshe.

“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trump. Unë pres që LDK të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ka shkruar Pack. /Telegrafi/