Telegrafi

“Dorëzohu” e sjell më të veçantë se asnjëherë tjetër Evi Reçin (Video)

Këngëtarja Evi Reçi ka vendosur të sprovojë këtë vit veten e saj në garën më të madhe muzikore në Shqipëri.

Këtë javë ajo është paraqitur në fazën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2017”, ku ka prezantuar këngën e saj “Dorëzohu”.

Një baladë shpërthyese, e punuar bukur nga Darko Dimitrov dhe me vargje nga Yll Limani, e ka sjell të veçantë dhe me plot shkëlqim këngëtaren e shumë pëlqyer nga publiku.

Evi Reçi gjatë prezantimit në “Kënga Magjike 2017”

Një fustan i kuq i punuar në detaje, bëri që prezantimi i Evit të ishte edhe më i veçantë, karakterizuar nga një ‘look’ për të cilin është menduar deri në imtësi.

Prezantimi i performancës së saj, është bërë në një mënyrë mjaft të veçantë, teksa ka qenë Arditi ai i cili pak para performancës ka ‘ngacmuar’ me shaka duke prekur pikat e dobëta të këngëtares, me ç’rast kanë dhuruar spektakël para publikut.

Evi kthehet në këtë festival pas tetë vitesh, nga hera e fundit kur kishte konkurruar në vitin 2009 me këngën “Jeton tek ti”, ku kishte arritur deri në finale dhe ishte shpërblyer me çmimin televiziv.

E njëjta uron që suksesin e arritur vite më parë ta rikthejë sërish. /Telegrafi/