Hetues policorë të Stacionit Policor në Prizren kishin ndërmarrë aktivitete operative-taktike për gjetjen e vendstrehimit të personit të dyshuar me mbiemër Reshani i cili dyshohet për kanosje dhe përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pasi i njëjti është vënë në dijeni se do të kapej nga policia ka pranuar të vetë dorëzohet në stacion.
“Në polici i dyshuari ka ardhur me automjet të llojit FIAT STILO të cilit i kishte skaduar regjistrimi po ashtu nuk posedonte as patentë shoferi. Gjatë kontrollit të veturës nga krim teknikët është gjetur një thikë dhe një qese najloni më lëndë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë. Gjatë hetimit për të kaluarën kriminale rezultoi se i njëjti ka një urdhër arrest aktiv për veprën penale ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës’”, thuhet në një komunikatë për media.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr urdhrin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.