Site icon Telegrafi

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

Foto ilustruese

Është dorëzuar në Policinë e Kosovës personi i cili ishte përfshirë në një përleshje fizike në Ferizaj, ku kishte goditur për vdekje viktimën mashkull 50 vjeçar.

Drejtoria Rajonale e Ferizajt përmes një komunikate për media njofton se personi i dyshuar është paraqitur në stacion së bashku me avokatin, transmeton Telegrafi.

“Ju njoftojmë se sot me 02.03.2021 rreth orës 17:30, B.SH.(m/Kosovar) i dyshuari i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku i njejti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë deri në kompletimin e lëndës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, përleshja fizike kishte ndodhur më 22 shkurt në një parking të një pompe të derivateve, ku si pasojë e lëndimeve një person që ishte i përfshirë në këtë rast kishte ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version