Telegrafi

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 17:00 është dorëzuar në Polici, i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo po ashtu Djali 17-vjeçar i hasretit, dyshohet se e u vra nga shoku i ngushtë (Video)

“Është vetdorëzuar personi i dyshuar L.P 18 vjeç, për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Detajet dhe arsyet e vrasjes ende nuk dihen.

I ndjeri Shkëlqim Pllana kishte qenë futbollist i skuadrës KEK-u.