Telegrafi

Dorëza e Artë në Ligën Premier: Renditen portierët që e kanë fituar ndër vite

Kanë mbetur edhe disa javë kur do të ndahet Dorëza e Artë për portierin më të mirë në këtë edicion të Ligës Premier.

Ka disa portierë që janë në garë për të rrëmbyer çmimin më të madh individual në ligën angleze, mirëpo vetëm njëri do ta marrë atë në duar.

Burnley është aktualisht në vendin e nëntë në tabelë, mirëpo Nick Pope e ka mbajtur portën të paprekur në plotë 14 ndeshje.

Pope ka një ndeshje më shumë që ka mbajtur portën e paprekur se Alisson Becker i Liverpoolit dhe Ederson i Manchester Cityt.

Nëse portieri i Burnleyt arrin që të fitojë Dorëzën e Artë, atëherë do të bëhet portieri i nëntë i ndryshëm që arriti të fitojë çmimin.

Më poshtë keni tetë fituesit që e kanë marrë në duar trofeun nga vitit 2004:

8) Wojciech Szczesny (2013-14)

7) Pepe Reina (2005-06, 2006-07, 2007-08)

6) Thibaut Courtois (2016-17)

5) Joe Hart (2010-11, 2011-12, 2012-13, 2014-15)

4) Edwin van der Sar (2008-09)

3) David de Gea (2017-18)

2) Alisson (2018-19)

1) Petr Cech (2004-05, 2009-10, 2013-14, 2015-16). /Telegrafi/