Telegrafi

Dorëhiqet Mijovic prej Sigal Prishtinës, vendin e tij do ta zë një kroat

Me skuadrën që kishte në dispozicion nuk ka mundur të pret shumë.

Katër disfata në të gjitha garat, përfshirë këtu edhe ndeshjet në Ligën Ballkanike dhe FIBA Europe Cup, ka mjaftuar që trajneri Petar Mijovic të jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Sigal Prishtina.

Disfata me 42 pikë dallim kundër skuadrës turke Demir në FIBA Cup, nuk ka mundur ta kapërdijë Mijovic që paraditen e sotme u largua nga klubi më i madh kosovar, transmeton korneri.

Aventura e Mijovic përfundon shumë shpejtë pasi e ka vërrejtur që Sigal Prishtina për momentin nuk është e denjë për të fituar përballë kundërshtarëve direkt për titull në kampionatin vendor, e mos të flasim në garat evropiane.

Vendin e Mijovic tashmë e ka zënë kroati Jeronimo Sarin, i cili së fundmi ishte trajner te skuadra e njohur kroate Sibenik.

27.04.2016., KC Drazen Petrovic, Zagreb – A-1 muska Liga za prvaka, 9. kolo, KK Cibona – GKK Sibenik. Jeronimo Sarin.
Photo: Jurica Galoic/PIXSELL