Telegrafi

Dorëhiqen kryetari dhe anëtarët e KSHZ-së në Maqedoni

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski ka dhënë dorëheqje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çiçakovski ka thënë se dorëheqja është akt i tij personal. Ky hap i tij vjen pas daljes në publik të njoftimeve për anëtarët e KSHZ-së të cilët kanë marrë shuma të majme rrogash plotësuese në formë kompenzimi në ciklet e fundit zgjedhore në vend.

Mandati i tij dhe i anëtarëve tjerë ishte i caktuar të skadojë në vitin 2020, ndërkaq në këtë pozitë erdhën pas Marrëveshjes së Përzhinos.

Janë dorëhequr edhe anëtarët tjerë të KSHZ-së, Violeta Duma dhe Igor Milev. Kështu ka deklaruar Violeta Duma për 24Vesti. Dorëheqjet janë të pakthyeshme./Telegrafi/