Telegrafi

Dorëhiqen tre policë të rinj serbë

Foto: Ilustrim

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se janë duke i ndjekur me shqetësim dorëheqjet e tre policëve serbë të sapo rekrutuar në Policinë e Kosovës.

Pietro Barbano përmes një postimi në X ka thënë se përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë.

“Jam duke parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre anëtarëve të posa rekrutuar serbë të Kosovës, në Policinë e Kosovës (PK). EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese”, ka shkruar Barbano.

Shefi i EULEX-it po ashtu tha se: “Anëtarët jo shumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës së tyre të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim më të gjerë të sundimit të ligjit”. /Telegrafi/