Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se janë duke i ndjekur me shqetësim dorëheqjet e tre policëve serbë të sapo rekrutuar në Policinë e Kosovës.
Pietro Barbano përmes një postimi në X ka thënë se përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë.
“Jam duke parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre anëtarëve të posa rekrutuar serbë të Kosovës, në Policinë e Kosovës (PK). EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese”, ka shkruar Barbano.
Shefi i EULEX-it po ashtu tha se: “Anëtarët jo shumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës së tyre të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim më të gjerë të sundimit të ligjit”. /Telegrafi/
Looking with concern at the recent resignations of 3 newly recruited Kosovo Serbs members of the @Kosovo_Police (KP). #EULEX is closely following these worrisome developments.
Police composition should reflect and represent the society they serve & protect. 1/2— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) August 17, 2023