Bim Afolami ka dhënë dorëheqje si nënkryetar i Partisë Konservatore, ku kryetar është Boris Johnson.
Ai këtë e ka bërë këtë drejtpërdrejt në një televizion britanik, raporton bbc.
Duke folur për Talk TV, Afolami i bëri thirrje Boris Johnsonit të japë dorëheqje si kryeministër pasi humbi “mbështetjen e partisë dhe të vendit” pas largimit të Sunak dhe Javid.
Deputeti konservator për Hitchin dhe Harpenden që nga viti 2017 tha se nuk mund të shërbente më nën Johnsonin.
“Mendoj se është bërë e qartë se ka ardhur koha që ai të largohet”, tha nga nënkryetari i Toryt, Bim Afolami.
Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid dhe kancelari i Thesarit, Rishi Sunak ka dhënë dorëheqje gjatë ditë së sotme. /Telegrafi/
BREAKING: Tory vice chair @BimAfolami has just resigned his position live on @TheNewsDesk. pic.twitter.com/ZJaXtvlW3A
— First Edition (@FirstEdition) July 5, 2022