Telegrafi

Dorëheqja e Gruevskit, nesër do të mësohet nëse do të diskutohet nga deputetët

Dorëheqja e Nikolla Greuvskit nga funksioni i deputetit është shqyrtuar në koordinim nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve parlamentare.

Nga kabineti i kryeparlamentarit njoftojnë se në koordinim nuk ka marrë pjesë koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski të cilin Xhaferi e ka ftuar në koordinim tet a tet.

Qëndrimi i partive të tjera nuk bëhet me dije për momentin, por kryesisht, ata kanë qenë për heqjen e mandatit të Gruevskit që kur u mbushën gjashtë muaj me mungesa të paarsyeshme në Kuvend.

Nga OBRM-PDUKM për të cilën Gruevski është kryetar nderi, thonë se do të veprojnë në bazë të dispozitave ligjore, pa saktësuar nëse janë për osë kundër pranimit të dorëheqjes së deputetit të tyre.

Kreu i Kuvendit Xhaferi duhet të dalë me qëndrim për dorëheqjen me shkrim të Gruevskit e cila është dërguar e noterizuar nga Hungaria. Deri tani, deputetët kanë deponuar personalisht dorëheqjet e tyre.