Telegrafi

Dorandd lanson klipin e këngës “Senorita”

“Senorita” titullohet kënga më e re e Dorand Sinanit, e cila është lansuar me një videoklip veror.

Edhe ritmet e kësaj kënge përkojnë me sezonin që është duke ardhur.

Vetë këngëtari e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar së bashku me Albion.

Miksimi është realizuar nga Driton Kamenica, derisa në kitarë është angazhuar Agim Sinani.

Dardan Sinani e ka bërë regjinë e videoklipit të kësaj kënge, të realizuar nga D&D Studio.

“S’jena” është një prej projekteve më të fundit të Dorandd që u lansua në dhjetorin e kaluar dhe është pritur shumë mirë nga fansat e tij.

Pritet që edhe “Senorita” të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së këngëtarit. /Telegrafi/