Interi dikur është njohur si një nga skuadrat më shumë investuese në futbollin evropian.
Klubi Nerazzur ka pasur në radhët e veta prej fubollistëve më të njohur në botë.
Megjithatë, Interi njihet edhe si një prej klubeve që më së shumti ka dështuar në afatet kalimtare me transferimet.
Dita e sotme (e premte) konsiderohet si një prej atyre ditëve ku zikaltrit hedhin në retrospektivë humbjet në tregun e transferimeve.
Së pari, Interi bleu të ashtuquajturin “Gabigol” për një shumë prej 30 milionë eurosh nga Santosi, duke mposhtur konkurrencën e shumë klubeve evropiane, për atë që mendohej si “Neymari i ri”.
Por, ky investim i Interit shkoi huq pasi që lojtari kurrë nuk arriti që të përmbushë potencialin e tij. Së pari u transferua si huazim te Benfica. Edhe aty nuk ishte i preferuar dhe sot (e premte) u konfirmua transferimi i tij, apo thënë ndryshe, rikthimi aty prej nga erdhi, te Santosi.
Nuk është vetëm Gabriel Barbosa humbja e Interit. Një humbje po aq e madhe është edhe portugezi, Joao Mario.
Mesfushori shumë i preferuar në Portugali për shkak të paraqitjeve me kombëtaren portugeze, kurrë nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë me Interin.
Për të, Nerazzurët paguan plot 40 milionë euro, të cilat kurrë nuk u justifikuan. Sot (e premte), ky lojtar ka kaluar te West Hami në formë të huazimi me opsion të blerjes komplete gjatë verës.
Të dy këto largime te Interi vetëm sa e konfirmojnë humbjen e zikaltërve prej 70 milionë euro në trasnferime të gabuara, e që sigurisht nuk do të jetë i fundit në aradhën e ndryshimeve që e presin këtë klub nën pronësinë e Suning Group.
Superfuqia italiane e futbollit ka shumë episode të tilla, e është vështirë e besueshme se Walter Sabatini do t’ia dalë të mos përsërisë raste të tilla në të ardhmen.
Interi gjendet në vendin e katërt në Serie A në një përpjekje për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve, garë ku gabime të tilla në lojtarë kushtojnë me mos perzencë disa vite rresht dhe pikërisht Interi e di më së miri se çka është të mos marërsh pjesë më shumë se një gjysmë dekade në kompeticionin elitë të futbollit evropian.
Një dorë të madhe në këtë kanë edhe djegiet spontane të të hollave, si kjo e ditës së sotme, prej një shume “modeste” prej 70 milionë eurosh. /Telegrafi/