Telegrafi

Dora jofunksionale e rëndë dhjetë kilogramë, po i pamundëson lëvizjen dhe studimet (Foto)

Adoleshentes nga India i duhet të jetojë me dorën e ‘vdekur’ që peshon dhjetë kilogramë, që është deformuar dhe gishtat kanë marrë formën e thundrave.

Mita Sabar nga fshati Odisha, vuan nga një gjendje e rrallë e deformimit te neurofibrozave, që ia kanë rënduar dorën aq shumë, sa që nuk mundet ta lëvizë, transmeton Telegrafi.

Jetimes 18-vjeçare, para gjashtë vitesh i ishte shfaqur një xhungë në shpinë, e cila i kaloi në dorë dhe me kalimin e kohës, nuk ndaloi së rrituri gjymtyrën.

Për shkak të peshës ajo nuk mund të lëvizë, për çfarë edhe i ka ndërprerë studimet. Të gjitha obligimet personale, i kryen me ndihmën e motrës më të madhe, ndërsa frikësohet se ndonjë intervenim në dorë, do ta linte të vdekur.

Pas disa kontrolleve prej organizatave për mirëqenien e fëmijëve, Sabar vendosi të operohej, gjë që do kryhet falas nga specialistët e spitalit universitar. /Telegrafi/