Aleexandra Kefren nga Rumania, kishte deklaruar në televizion se e ka nxjerrë në shitje virgjërinë për një milion euro, meqë i duhen paratë për të ndihmuar familjen.
Adoleshentja 18-vjeçare kishte thënë se me të hollat që do t’i fitonte, do t’i blinte familjes shtëpi dhe me pjesën tjetër do të shkonte në studime, transmeton Telegrafi.
Por, babai i saj ka demantuar gjithçka, duke thënë se ata kanë shtëpi dhe kushte shumë të mira jetese, ndërsa ajo nuk ka nevojë të bëjë një veprim të tillë.
Madje, i ati Toni dhe nëna Elena, e kanë kërcënuar se do ta distancojnë, po që se ajo vërtetë e bën këtë veprim, kinse për të ndihmuar të afërmit.
“Ata kanë kushte shumë të mira jetese dhe janë të shqetësuar thellë, me atë që vajza tyre u ka thënë medieve” ka thënë xhaxhai i modeles, në emër të prindërve që nuk kanë dashur të flasin. “Babai saj fiton katërfishin e një rroge të zakonshme në Rumani, ata nuk rrezikojnë të dëbohen nga shtëpia, sepse është në pronë të tyre. Sa i përket studimeve, asaj mund t’ia paguajnë secilin universitet që ka dëshirë.”
Siç mësohet jo zyrtarisht, ajo ka dashur të veprojë në këtë mënyrë për të bërë famë, meqë në botën modelimit nuk është duke i ecur si duhet. /Telegrafi/