Telegrafi

Donte të parkonte, shoferja shkel këmbësorin në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku makina ka marrë përpara një këmbësor që po ecte në trotuar.

Sipas burimeve në vendngjarje, mjeti drejtohej nga një femër.

Në momentin e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka dashur të parkojë, por situata i ka dalë jashtë kontrollit duke përplasur këmbësorin.

Sipas bluzave të bardha i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin. /Ora News/