Site icon Telegrafi

Donte të dilte në televizor, fansi shkakton aksident masiv në “Tour de France”

Një incident ka ndodhur  në “Tour de France”, sporti tradicional në Francë që ndiqet me interes të madh.

Një fans, i cili ka dashur të tërheq vëmendjen e kamerës, ka ndërprerë të gjithë garën e çiklistëve.

Siç, shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, tifozi me një tabelë të shkruar  buzëqeshte para kamerës, duke i zënë rrugën një prej çiklistëve.

Rrëzimi i çiklistit gjerman Tony Martin ka shkaktuar rrëzimin e shumë garuesve të tjerë pas tij. Për pasojë, gara është ndërprerë për 5 minuta derisa të pastrohej pista.

Mediat bëjnë me dije se nga incidenti konkurrentët nuk kanë pasur dëmtime serioze në garë. /oranews/

 

 

Exit mobile version