Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, pas një pauze të gjatë në muzikë po rikthehet fuqishëm.
Ajo është thuajse në përfundim të albumit të saj të dytë, gjersa kënga e parë nga ky album bën të ditur se do të lansohet në nëntor.
Pas publikimit të një numri të madh të imazheve dhe videove në llogarinë e saj personale, Instagram, 24-vjeçarja së fundmi përmes një tjetër fotografie tregon datën e publikimit të projektit të ri.
“Don’t Start Now – 01 nëntor 2019”, ka shkruar artistja Lipa në postimin e radhës, në të cilin shfaqet me një dukje të re e njëherësh mjaft joshëse.
Në videon promovouese të klipit, Dua po ashtu është shfaqur tejet provokuese, e veshur me një kostum të verdhë.
Performanca e saj shihet se është e mahnitshme, në kohën kur interpreton dhe bën lëvizje tërheqëse, e cila duket se edhe flokët i ka kombinuar me veshjen.
Përndryshe, “New Era” mban titullin albumi i ri i këngëtares Lipa, që në shqip do të thotë “epokë e re” dhe me këtë rast e njëjta hoqi të gjitha postimet nga Instagrami për të nisur gjithçka nga fillimi.
Për këtë, fansat e Duas mezi po presin dhe deri më tani u prit mjaft mirë, në bazë të reagimeve që mori pas rikthimit. /Telegrafi/