Site icon Telegrafi

“Don’t start now” e Dua Lipës është kënga që ka qëndruar më së shumti në Top 10 nga një artiste britanike

Dua Lipa (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”.

Këngët e këtij albumi janë pritur shumë mirë nga publiku, duke u dëgjuar dhe arritur shifra të larta klikimesh në platformat muzikore.

Kënga e parë e këtij albumi, e cila u publikua në tetor të vitit të kaluar, “Don’t start now”, ka qëndruar për shumë javë në top listat ndërkombëtare.

Madje, faqja zyrtare e top listave botërore të muzikës, Official Charts ka bërë të ditur se kjo këngë ka thyer rekordin si kënga e parë e një artisteje femër britanike që qëndron në top 10 më së shumti ndonjëherë.

“‘Don’t start now’ e Dua Lipës ka kaluar më shumë javë në Top 10 se sa ndonjë këngë tjetër në histori nga ndonjë artiste femër britanike”, shkruhet në njoftimin e Official Charts.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

E entuziazmuar për këtë sukses, Lipa ndau e ndau gjithashtu me fansat e saj në InstaStory këtë njoftim.

Përndryshe, edhe albumi “Future Nostalgia” si album theu rekordin duke u ngjitur në vendin e parë të top listës zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, me ç’rast Dua u bërë artistja e parë femër shqiptare që arrin një sukses të tillë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version