Manchester United është në prag të nënshkrimit me mesfushorin holandez Donny van de Beek nga Ajaxi.
23-vjeçari është i vendosur të kalojë në Angli, ndërsa klubi duhet të paguajë rreth 45 milionë euro.
Van de Beek është talenti i fundit i profilit të lartë që pritet të largohet nga Ajaxi, duke ndjekur gjurmët e shokëve të tjerë të skuadrës Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt dhe Hakim Ziyech.
Mesfushori holandez ishte një nga lojtarët më të mirë të Ajaxit në sezonin 2019/20, duke shënuar tetë gola dhe dhënë pesë asistime në vetëm 23 ndeshje në Eredivisie.
United po nënshkruan me një nga mesfushorët më premtues në planet, por Van de Beek do të duhet të ndryshojë numrin e fanellës nëse pas mbërritjes në “Old Trafford”.
Numri gjashtë që ai mban te Ajax është i zënë nga Paul Pogba në United, kështu që holandezi është i vendosur të marrë numër tjetër.
Sipas Daily Mail, Van de Beek do të kërkojë fanellën me numrin 34 për të nderuar ish-shokun e tij të akademisë së Ajaxit, Abdelhak Nouri.
Nouri kaloi në ekipin e parë të Ajaxit së bashku me Van de Beek, por ai u dëmtua rëndë gjatë një ndeshje miqësore në vitin 2017 dhe pësoi dëmtime serioze të trurit.
Van de Beek ka deklaruar më parë se si incidenti ende e ndikon në të dhe kjo tregon pse numri 34 është shumë domethënës për të.
“Ai sapo u bashkua me ekipin e parë dhe ne u ulëm pranë njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes në De Toekomst”.
Sipas Van de Beek, Nouri e kishte kërkuar fanellën me numër 34, pasi Ajaxi e kërkone atë titull dhe ishte afër. Ai nuk arriti ta festojë kurrë, ndërsa shumë bashkëlojtarë ende e vizitojnë. /Telegrafi/