Gianluigi Donnarumma pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Paris Saint-Germaini para se ta nënshkruajë kontratën luksoze pesëvjeçare.
Portieri italian është lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor.
Ai ka arritur marrëveshje personale me PSG-në që besohet të jetë me përfitime vjetore prej rreth 11 milionë eurosh plus dy milionë euro në bonuse.
Donnarumma është i angazhuar me Italinë në ‘Euro 2020’, ku sonte (e mërkurë) do të luajë kundër Zvicrës.
Meqenëse nuk mund të largohet, Tuttomercatoweb bën të ditur se ekzaminimet mjekësore do të zhvillohen në Itali, me shumë mundësi në Romë ose në Firence. /Telegrafi/