Gianluigi Donnarumma ka provuar që të lë prapa humbjen në finalen madhe të Coppa Italias.
Ata ishin mposhtur 4-0 nga Juventusi të mërkurën mbrëma dhe portieri i Milanit ishte protagonist për të keq.
Donnarumma bëri disa gabime, për të cilat shprehu keqardhjen.
“Ne jemi të zhgënjyer, pasi që kemi dashur ta fitojmë ndeshjen dhe na vjen keq sepse ne nuk kemi arritur ta menaxhojmë situatën”.
“Është koha që të shkojmë përpara, ne kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme ku duhet të bëjmë shumë mirë”.
“Roli i një portieri është i tillë, ju mund të bëni gabime dhe zhgënjimi është normal, por duhet që të ktheni kapitullin dhe të lëvizni shpejt pasi që janë dy ndeshje të rëndësishme që po vijnë për ne”, u shpreh portieri.
Donnarumma ka kohë që po lidhet me një largim nga Milani dhe performanca e tij ka frustruar tej mase tifozët Rossonerë. /Telegrafi/