Nëse Alisson Becker largohet për Chelsean dhe Liverpoolin, Roma do të kthejë sytë nga Gianluigi Donnarumma.
Klubi italian është i gatshëm të shesë brazilianin për 70 milionë euro dhe Reds janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë.
Sipas Goal.com, agjenti Mino Raiola ua ka sugjeruar Donnarumman si zëvendësues të brazilianit në Stadio Olimpico.
⚽️ | Breaking: Roma have lowered their asking price for Alisson Becker to €70m. #LFC are interested. (@DiMarzio) pic.twitter.com/Ypi4EGxVOc
— Watch LFC (@Watch_LFC) July 13, 2018
Tashmë Raiola ka punuar në disa transferime me Romën, së fundmi atë të Justin Kluivert nga Ajaxi.
Nuk duhet se Pepe Reina tashmë ka nënshkruar me Milanin si lojtar i lirë, por kuqezinjtë aktualisht dëshirojnë një zgjedhje afatgjate.
Nëse transferimi i Donnarummas nuk realizohet, atëherë tjetër alternativë është portieri i Paris Saint Germainit, Alphonse Areola.
Për yllin e klubit francez besohet se tashmë ka pasur edhe bisedime mes klubeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rNyr3TZywqw