Telegrafi

Donnarumma: Do të bisedoj me Milanin për rinovim

Gianluigi Donnarumma e ka rivënë në pah dashurinë për Milanin. Ai ka thënë se do të takohet me krerët e klubit për të diskutuar rreth rinovimit të kontratës.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, i ka akuzuar drejtorët e Rossonerëve për sjelljet kundrejt klientit të tij, i cili deri më tani ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me klubin duke nxitur spekulime se do të largohet.

Lexo po ashtu Donnarumma mohon shkarkimin e agjentit Mino Raiola

“Dua ta ripërsëris dashurinë time absolute për Milanin dhe tifozët. Tash e kam në mendje vetëm ekipin kombëtar, me të cilin shpresoj t’u jap një dhuratë gjithë mbështetësve”.

“Premtimi im është se porsa të përfundojë Evropiani (U-21), do të takohem me klubin, familjen dhe agjentin tim, për të diskutuar rreth rinovimit”, është shprehur Donnarumma.

Kjo deklaratë lë të kuptohet se portieri i ri mund ta vazhdojë qëndrimin te Milani, përkundër interesimeve të mëdha për të.

Kontrata aktuale e 18-vjeçarit është valide deri në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/