Site icon Telegrafi

Donnarumma rinovon këtë javë?

Pas takimit të sotëm me Mino Raiolan, Milani besohet të jetë i bindur se Gigio Donnarumma do të rinovoj kontratën këtë javë.

Pas refuzimit të një marrëveshjeje të re muajin e kaluar, agjenti i portierit u takua sot (e enjte) në mbrëmje me Rossonerët për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

Lexo po ashtu ‘Bomba’ nga Italia: Donnarumma arrin marrëveshje rinovimi me Milanin

Me Mino Raiolan që tani ka lënë Casa Milan, mediumi Sky raporton se ka optimizëm nga klubi rreth rinovimit të kontratës.

Ata presin që Donnarumma të nënshkruajë zyrtarisht kontratën e tij para përfundimit të javës, duke e ‘blinduar’ atë deri në vitin 2022.

Nuk është ende e qartë se cilat do të jenë shifrat, por ka gjasë të jetë një kontratë prej gjashtë milionë euro në sezon me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurove ose 50 milionë euro në rast të dështimit për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version