Gianluigi Donnarumma ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me Milanin.
Portieri i talentuar italian po bëhet mollë sherri e drejtuesve të skuadrës së madhe italiane, pasi po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe nuk po gjejnë marrëveshje rinovimi.
Thashethemet janë të mëdha në kohëve të fundit në lidhje me të ardhmen e Donnarummas, me agjentin e tij, Mino Raiola, që nuk arriti të konfirmojë nëse portieri do të zgjasë kontratën e tij te Milani përtej verës së ardhshme.
Edhe italiani ka refuzuar të përgjigjet qartë në pyetjen e gazetarëve, duke qenë i qenë politikan në përgjigjen e tij.
“Rinovimi? Do të shohim, ne do të shohim”, iu ka thënë Donnarumma gazetarëve në stacionin e trenave në Santa Maria Novella në Firence, raporton Tuttomercatoweb.
18-vjeçari ishte duke shkuar në Coverciano, ku do të takohet me skuadrën italiane për ndeshjet e ardhshme kundër Uruguait dhe Lihtenshtajnit. /Telegrafi/