Portieri Gianluigi Donnarumma do të konfirmohet gjatë ditëve të ardhshme si lojtar i ri i Paris Saint-Germain.
Klubi francez është afër një transferimi të madh me parametra zero në këtë afat kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për portierin italian, Donnarumma, i cili pritet të transferohet në Parc des Princes si lojtar i lirë nga Milani.
Lajmi është konfirmuar tashmë nga gazetari i njohur italian Fabrioz Romano që thotë se marrëveshja është bërë dhe vetëm zyrtarizimi pritet.
Sipas Romanos, Donnarumma ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me klubin francez.
“Gianluigi Donnarumma do të nënshkruajë në ditët e ardhshme kontratën e tij me Paris Saint-Germain deri në qershor të 2026”, ka shkruar Romano në profilin e tij. /Telegrafi/
Gianluigi Donnarumma will sign his contract with Paris Saint-Germain until June 2026 in the next few days – no doubt. 🔴 #PSG
Gianluigi Buffon will re-join Parma 26 years later, official announcement this week. #Parma
Both deals are done. Italian goalkeepers moving. 🧤🇮🇹
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 16, 2021