Milani është në negociata për shkëmbimin e portierit, duke dërguar Gianluigi Donnarumma tek Paris Saint-Germain për të fituar shërbimet e Alphonse Areolas plus 20 milionë euro.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio dhe mediumit Eurosport France, bisedimet janë në zhvillim e sipër dhe Rossonerët duhet të mbledhin fonde deri më 30 qershor për të balancuar librat financiar.
Donnarumma është mundësi e natyrshme për të lëvizur, pasi ai erdhi përmes akademisë së klubit dhe shitja e tij do të kualifikohej si fitim i pastër.
Milani e konsideron 20-vjeçarin të jetë me vlerë 50 milionë euro, një rënie e konsiderueshme në vlerësimin që i është dhënë vetëm disa muaj më parë.
Kjo për shkak se kontrata e tij pritet të skadojë në vitin 2021 dhe ai nuk ka ndërmend të rinovoj, dhe klubi nuk dëshiron ta mbajë atë në atë pagë.
PSG është i interesuar ta transferojë portierin, ndërsa mendohet se mund të arrihet një marrëveshje ne afrimin e Areolas, i cili vlerësohet 30 milionë plus 20 milionë euro tjera kesh.
Bisedimet ndihmohen nga fakti që Leonardo sapo ka marrë përsipër punën e drejtorit sportiv në Paris Saint-Germain, pasi ka lënë Milanin më parë këtë muaj.
Veçanërisht, të dy Donnarumma dhe Areola kanë të njëjtin agjent: Mino Raiola. /Telegrafi/